Maqedoni
KShZ, program për edukim të komisionerëve
24.12.2019 20:09
KShZ miratoi programin për edukim të detyrueshëm të komisioneve komunale zgjedhore...

KShZ miratoi programin për edukim të detyrueshëm të komisioneve komunale zgjedhore, këshillave zgjedhorë për zbatimin e votimit në vend dhe këshillat zgjedhorë për zbatimin e votimit në diasporë.
“Krahas forcimit të ekipit për edukim që do të realizojnë trajnimet, me këtë program për herë të parë parashihet trajnim i çdo anëtari të organeve zgjedhore, e cila do të përcillet nga anëtarët e ekipit për edukim të KShZ-së. Këto trajnime do të realizohen në periudhën prej shkurt 2020 deri në fillim të prillit të vitit 2020, me qëllim të ngritjes në nivel më të lartë të procesit të edukimit të organeve zgjedhore”,- thonë nga KShZ.
