Botë

Llukashenko: Jo union të detyruar me Rusinë

24.12.2019 20:39

Presidenti bjellorus, Aleksandre Lukashenko, paralajmëroi sot autoritetet ruse kundër një unioni të detyruar mes vendit të tij dhe Rusisë...

Presidenti bjellorus, Aleksandre Lukashenko, paralajmëroi sot autoritetet ruse kundër një unioni të detyruar mes vendit të tij dhe Rusisë, që diskutojnë prej vitesh për një shkrirje hipotetike në një shtet të vetëm.

Lukashenko, i cili drejton Bjellorusinë që prej vitit 1994, për radio ruse ”Ekho Moskvy” ka thënë se: “Për momentin, ne nuk mund ta zgjidhim çështjen e bashkimit, ashtu siç propozon Rusia. Ne duhet të pajtohemi me qetësi për gjërat thelbësore dhe t’ia tregojmë atë popullit rus dhe veçanërisht popullit bjellorus, të cilët janë aq të shqetësuar për sovranitetin dhe pavarësinë e tyre”, theksoi Lukashenko, duke i bërë thirrje të mos frikësohet askush dhe të mos krijojë një hapësirë për të gjitha llojet e provokimeve apo përleshjeve në rrugë.

Qytetarët në Minsk kanë protestuar disa herë kundër projektit të integrimit me Rusinë.