Botë
Të paktën 12 të lënduar në stampedon në një shtëpi mallrash në Sidnei
24.12.2019 21:44
Të paktën 12 persona janë lënduar në stampedon në një shtëpi mallrash...

Të paktën 12 persona janë lënduar në stampedon në një shtëpi mallrash, kur kanë tentuar t’i kapin tullumbacet me dhurata vauçer për blerje në Qendrën Tregtare Vestfild Peramot në Sidnei.
Pesë nga të lënduarit janë mbajtur në spital për shërim të mëtejshëm. Mjekët theksojnë se tre prej tyre kanë lëndime më të rënda në kraharor, dhimbje në qafë dhe shpinë, si dhe marramendje.
Qindra blerës janë shtyrë derisa kanë tentuar të kapin tullumbacet e arta, të argjendta dhe të bronzit me dhuratë-kartelë.
Në turmën disa persona janë rrëzuar në tokë dhe kanë marrë lëndime, transmetojnë mediat britanike./mia
