Botë

Venecia sërish nën ujë

24.12.2019 22:03

Në Venecia sot batica ka mbërritur 139 centimetra, ndërsa rreth gjysma e qytetit sërish është nën ujë...

Qyteti është goditur nga vala e re e përmbytjeve, vetëm disa ditë pasi ky qytet historik në Itali për shkak të nivelit të ujit pësoi dëm të madh material.
 
Në mënyrë potenciale batica kritike prej 158 centimetrave ishte parashikuar për dje, por e ndali era jugore nga Adriatiku, transmetoi Ansa.
 
Niveli prej 100 deri 200 centimetra mbi nivelin e detit  është dukuri e shpeshtë në qytet, por secili nivel i ujit mbi këtë kufi paraqet rrezik për të.
 
Nga mesi i nëntorit niveli i ujit arriti 187 centimetra, që ishte nivel mi i lartë i matur në gjysmëshekullin e fundit në Venecia.
 
Kryetari i Venecias deklaroi se janë dëmtuar shtëpi, dyqane dhe monumente historike dhe se dëmi vlerësohet në rreth një miliard dollarë./mia