Botë
Burkina Faso, përleshje mes ushtrisë e militantëve, 122 të vrarë
25.12.2019 10:02
Përleshja midis forcave ushtarake të Burkina Fasos dhe militantëve zgjati disa orë rresht...

Përleshja midis forcave ushtarake të Burkina Fasos dhe militantëve zgjati disa orë rresht, në afërsi të qytetit Arbidua pranë kufirit me Malin ku u vranë gjithsej 122 persona.
Në një komunikatë për shtyp krerët e ushtrisë raportuan se nga ky sulm mbetën të vrarë 7 persona të forcave të sigurisë, 35 civil si dhe 80 militantë. Në mesin e 35 civilëve 34 ishin gra dhe në nderim të tyre presidenti i vendit, Roch March Kabore, shpalli dy ditë zi kombëtare. Nuk është hera e parë që Burkina Faso përballet me akte të tilla pasi edhe në të kaluarën ka vuajtur shumë nga ekstremizmi islamik që është parë edhe në vendin fqinj Mali.
Incidentet kërcënojnë raportet tradicionalisht të mira mes shumicës myslimane dhe komunitetit katolik në Burkina Faso. Liderët e grupit G5 të rajonit Sahel, ku përfshihen Burkina Faso, Nigeri, Mali, Mauritania dhe Çadi, gjatë një samiti të mbajtur në fillim të këtij muaji, bën thirrje për bashkëpunim dhe ndihmë ndërkombëtare për të luftuar kërcënimin nga militantëve islamistë.
