Botë
Mbreti spanjoll ka bërë thirrje në unitet dhe mbrojtjen e Kushtetutës spanjolle
25.12.2019 10:19
Mbreti spanjoll Felipe i Dytë në fjalimin e tij tradicional për Krishtlindjet mbrëmë ka bërë thirrje për unitet dhe në mbrojtjen e Kushtetutës spanjolle...

Në fjalimin në televizion ai nga spanjollët ka kërkuar t’i ruajnë “vlerat e përbashkëta demokratike që të zgjidhin problemet, pa ndarje dhe konfrontim, të cilat e shkatërrojnë ndjenjën tonë për bashkëjetesë harmonike dhe e varfërojnë të ardhmen tonë”.
Filie i Dytë e theksoi edhe Katalonjën si një ndër pengesat kryesore me të cilat Spanja do të përballet vitin e ardhshëm, ndërsa krahas saj edhe për papunësinë e madhe, ankthin për shkak të revolucionit teknologjik, si dhe “rrugën e Bashkimit Evropian”, migrimin, pabarazinë gjinore në vendet e punës dhe ndryshimet klimatike Në Spanjë nga vitit 2017 ka krizë politike për shkak të tentimit të shkëputjen e Katalonjës.
Në Kushtetutën spanjolle në vitin 1987 në vend u kthye demokracia, pas katër dekadave diktaturë të gjeneralit Francisko Franko./mia
