Botë

SHBA-ja e shqyrton tërheqjen e ushtarëve nga Afrika Perëndimore

25.12.2019 10:44

SHBA-ja planifikon ta ulë dukshëm praninë ushtarake në Afrikën Perëndimore, madje dhe të tërhiqen plotësisht ushtarët...

SHBA-ja planifikon ta ulë dukshëm praninë ushtarake në Afrikën Perëndimore, madje dhe të tërhiqen plotësisht ushtarët të cilët marrin pjesë në luftën kundër terrorizmit. Këtë e publikoi “njujork tajms”  duke u iu referuar përfaqësuesve zyrtarë amerikanë.
 
Plani paraqet braktisjen e bazës së ndërtuar para do kohe për fluturake pa pilot me vlerë prej 110 milionë dollarë në Niogeri dhe ndërprerjen e ndihmës për forcat franceze të cilat luftojnë kundër militantëve në Mali, Nigeri dhe Burkina
Faso.
 
SHBA-ja ka rreth 7.000 ushtarë në Afrikë Sipas gazetës, tërheqja e forcave amerikane  nga Afrika do të shkaktojë edhe plane për uljen  e pranisë ushtarake amerikane në Amerikën Jugore, Irak dhe Afganistan. Vendi i i Pentagonit pritet në janar./mia