Maqedoni
Katolikët dhe një pjesë e ortodoksëve festojnë sot Krishtlindjet
25.12.2019 11:16
Besimtarët katolikë dhe një pjesë e besimtarëve ortodoksë, sipas Kalendarit Gjeorgjian,

Besimtarët katolikë dhe një pjesë e besimtarëve ortodoksë, sipas Kalendarit Gjeorgjian, përfshi ortodoksët shqiptarë, sot festojnë Krishtlindjet. Tradicionalisht në vend manifestimi qendror mbahet në Kishën Katolike “Zemra e shenjtë e Jezusit” në Shkup, ku mbrëmë u mbajt edhe liturgjia e shenjtë e Krishtlindjeve.
Krishtlindjet sot i festojnë edhe Kisha ortodokse e Shqipërisë, Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë, Ukrainës dhe Gjeorgjisë të cilët e kanë pranuar Kalendarin Gjeorgjian. Pjesa tjetër e botës ortodokse, e cila përllogarit kohën me kalendarin Julian, midis të cilëve edhe Maqedonia e Veriut, Rusia, Serbia, Dioqeza e Jerusalemit, Krishtlindjet i festojnë më 7 janar.
Ipeshkvi i Shkupit, Kiro Stojanov, duke ua uruar Krishtlindjet besimtarëve katolikë, në liturgji lexoi edhe mesazhin e Krishtlindjeve.
