Botë

Të paktën 120 shtëpi të shkatërruara në zjarrin në një qytet në Kili

25.12.2019 11:37

Të paktën 120 shtëpi janë shkatërruar në zjarrin që e përfshiu qytetin kilian, Valparaizo...

Të paktën 120 shtëpi janë shkatërruar në zjarrin që e përfshiu qytetin kilian, Valparaizo, ndërsa një pjesë e madhe e popullatës është evakuuar.
 
Si masë preventive është ndalur energjia elektrike në 90.000 familje, ndërsa kryetari i komunës, Horhe Sharp deklaroi se zjarret ishin shkaktuar qëllimisht dhe se ata nuk kanë të dhëna për viktima të mundshme, transmeton Bi-Bi-Si.
 
“Në këtë moment ekipet për situata të jashtëzakonshme ndodhen në terren, i përdorin të gjitha mjetet për ta shuar zjarrin nga ajri dhe toka, në dy zona në pjesët më të larta të qytetit”, tha Sharp dhe shtoi se temperaturat e larta dhe era e fortë e bëjnë të vështirë shuarjen e zjarreve.
 
Valparaizo është një nga qytetet më të larta kiliane dhe është porti kryesor i Paqësorit, por edhe destinacion i njohur turistik.
 
Ministri i Bujqësisë, Antonio Valker deklaroi se zjarrfikësit po luftojnë me shuarjen e zjarreve.
 
Zjarri deri më tani ka shkatërruar 120 hektarë tokë.
 
Zjarri filloi në një zonë pyjore edhe u përhap në qytet, transmetuan mediat britanike./mia