Botë

Papa: Zoti i do të gjithë

25.12.2019 11:36

Në meshën e Krishtlindjes në Vatikan, Papa Françesku...

Në meshën e Krishtlindjes në Vatikan, Papa Françesku, ka thënë se Zoti i do të gjithë - "madje edhe më të këqijtë prej nesh". Ai duke folur para mijëra njerëzve gjatë meshës së festës së Krishtlindjes në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, tha se "Ju mund të keni ide të gabuara, ju mund të keni bërë një rrëmujë të plotë të gjërave... por, Zoti vazhdon t'ju dashurojë". 
 
Papa Françesku do të kthehet në Bazilikën e Shën Pjetrit më vonë, në Ditën e Krishtlindjes, për t'i dhënë botës mesazhin tradicional. Në mesin e atyre që morën pjesë në meshë ishin edhe disa fëmijë nga disa vende të botës, përfshirë Venezuelën, Irakun dhe Ugandën.
 
"Zoti nuk ju do sepse ju mendoni dhe veproni në mënyrën e duhur. Dashuria e tij është e pakushtëzuar, nuk varet nga ju",- tha Papa.
 
Papa Françesku gjithashtu iu referua skandaleve të abuzimet dhe atyre financiare që e kanë goditur Kishën.
 
"Çfarëdo që të shkojë keq në jetën tonë, çfarëdo që të mos funksionojë në Kishë, pavarësisht problemeve që ka në botë, kjo nuk do të shërbejë më si një justifikim”,- tha Papa.