Botë

Francë, dy fëmijë kosovarë u mbytën në lum

25.12.2019 12:21

Dy fëmijë kosovarë, vëlla e motër, janë mbytur pasditen e djeshme në një lumë në Francë.

Viktimat kanë lindur njëri në vitin 2014 dhe tjetri në vitin 2017. Tragjedia ka ndodhur në Moingt, ujërat e të cilit e kanë rritur nivelin kohët e fundit nga shiu i fortë.
 
Nëna 35 vjeçare nga Kosova ishte duke ngrënë me fëmijët në një restorant fast-food, përpara se t’i merrte me vete në fund të pasdites për të luajtur pranë lumit në Montbrison. Sipas deklaratave të saj, fillimisht në ujë ka rënë vëllai, ndërsa motra e tij u përpoq ta kapte para se të rrëmbehej nga rrjedha por u mbyt edhe ajo. Edhe nëna e tyre ka hyrë në ujë për t’i shpëtuar, por nuk ka arritur t’i kthente në jetë. 
 
Nëna e shokuar u shtrua në spital. Zyra e prokurorit Saint-Etienne hapi një hetim dhe urdhëroi autopsinë e të dy trupave.