Vendimi për “Titanik 2”, Fetai: Komunikata sulmuese. Sulmi, mbrojtja më e mirë

25.12.2019 13:47

E pyetur për vendimin e Apelit për shfuqizimin e aktgjykimit të shkallës së parë për lëndën “Titanik 2”....

E pyetur  për vendimin e Apelit për shfuqizimin e aktgjykimit të shkallës së parë për lëndën “Titanik 2”, prokurorja, Fatime Fetai, e cila e përfaqësoi këtë rast, deklaroi se ende nuk e ka marrë vendimin. 

Megjithatë, sa i përket komunikatës, Fetai tha se e njëjta është sulmuese aq më tepër kur dihet se sulmi është mbrojtja më e mirë.

“Komunikata është deri diku sulmuese, ndërsa sulmi është mbrojtja më e mirë.”,- tha prokurorja, Fatime Fetai.

Ditë më parë, Apeli rrëzoi aktgjykimin për ish-shefin e policisë sekrete, Sasho Mijalkov, kryetarin e PDSh-së, Menduh Thaçi, si dhe ish-anëtarë të KShZ-së për rastin “Titanik 2”, pasi ka konstatuar shkelje gjatë procedurës.

Nga janari i vitit të ardhshëm rasti do të kthehet në rigjykim. Gjykata Penale e Shkupit në mars të këtij viti dënoi Mijallkovin, ish-drejtorin e DSK-së me tre vjet burg.

Mijallkovi përmes liderit të PDSh-së, Menduh Thaçi, ka ndikuar paligjshëm dhe ka kërkuar të urdhërojë anëtarin e tij të KShZ-së, Bedredin Ibraimi, që të votojë për anulimin në një vendvotim në Strumicë në zgjedhjet e parafundit lokale.

Kreu i PDSh-së, Menduh Thaçi, u dënua me tre vjet e dy muaj burg, Bedredin Ibrahimi u dënua me katër vjet e gjashtë muaj, ndërsa anëtarët e KShZ-së, Vlatko Sajkovski, Sasho Srcev dhe Aneta Stefanovska u dënuan me tre vjet burg. (Merita Gashi, TVM2)