“Ursula” goditi Filipinet, qindra familje pa shtëpi për Krishtlindje
25.12.2019 13:57
Qindra familje mbetën pa kulm mbi kokë këtë Krishtlindje në Filipine....

Qindra familje mbetën pa kulm mbi kokë këtë Krishtlindje në Filipine, teksa tajfuni “Ursula” goditi vendin me shira të fuqishëm dhe erëra të forta. Është shënuar një viktimë që humbi jetën nga goditja e energjisë elektrike.
Shirat shkaktuan fryrje të lumenjve që dolën nga shtrati duke përmbysur zonat përreth .
Situata më e rëndë është në ishullin Panay.
Era rrëzoi më për që bllokuan rrugët. 100 shtëpi në total u shkatërruan në Tacloban, 40 familje kaluan krishtlindjen jashtë në Kauajan.
Tajfuni shkaktoi mbyllje e aeroporteve dhe porteve. Mëngjesin e sotëm 6 mijë persona që u larguan mbrëmë nga frika e përmbytjeve, u kthyen në shtëpitë e tyre.
