Maqedoni
Aleanca për Shqiptarët: Ka 2000 deponi të egra, premtuan e nuk i mbyllën
25.12.2019 15:04
Aleanca për Shqiptarët akuzon qeverinë se nuk po bën sa duhet për mbrojtjen e ambientit jetësor....

U premtua dislokimi i deponive të egra, por qytetarët përsëri helmohen prej këtyre deponive, akuzon ASh, e cila, megjithëse përshëndet të gjitha masat e marra për zvogëlimin e ndotjes, përkujton se duhen masa urgjente e jo masa të bujshme me afat të stërzgjatur për arritjen e efekteve.
"Është e turpshme të flitet për mjedis jetësor të përafërt me vendet e Bashkimit Evropian, kur në vend kemi më shumë se 2000 deponi të egra në vendbanimet me numër të madh të banorëve, të cilëve çdo ditë u rrezikohet shëndeti. Përpos tyre, edhe ato deponitë aktuale komunale nuk i plotësojnë kushtet elementare për punë. Qytetarët paguajnë taksa për mjedisin jetësor, shuma e të cilave as vet shteti nuk e di se ku përfundon. Edhe pse për këtë çështje qeveria pati premtuar edhe Fond për Mjedisin Jetësor, asgjë konkrete për mjedisin ku jetojmë ende nuk është ndërmarrë dhe qytetarët vazhdojnë të thithin ajër që seriozisht dëmton shëndetin e tyre”,- akuzojnë nga ASh.
