Maqedoni

“Sistina”: Operacion i suksesshëm te foshnja e lindur para kohe

26.09.2014 15:53

Në Spitalin “Axhibadem Sistina”, është realizuar me sukses intervenimi i parë kardiokirurgjik në Maqedoni...

Në Spitalin “Axhibadem Sistina”, është realizuar me sukses intervenimi i parë kardiokirurgjik në Maqedoni të një foshnje e lindur para kohe që peshon vetëm 870 gram.
 
Operacioni është kryer nga doktor Salis Taxher, i cili sqaroi sot se pas tre javëve të kaluara me frymëmarrje artificiale, te foshnja prej 34 ditësh kishte ngelur e hapur një enë e gjakut që i lidh arteriet e mëdha dhe pasi nuk kanë ndihmuar ilaçet, është dashur patjetër intervenim kirurgjik.
 
“Këta pacient që  janë  më pak se një kilogram janë shumë të ndjeshëm, andaj intervenimi kirurgjik nuk u realizua në sallë të operacionit, por në inkubatorin ku ishte vendosur foshnja. Pas intervenimit kirurgjik, foshnja filloi të merr frymë lirshëm”- deklaroi kardiokirurgu, Salis Taxher.
 
Mjeku theksoi se operacioni ishte tejet i vështirë, meqë realizohej te një foshnje e lindur para kohe dhe peshonte më pak se një kilogram.
 
GYLTENE SINANI