Festat e fundvitit, Qeveria hapi dyert për fëmijët e grupeve të vogla
Fëmijët nga shtëpitë e grupeve të vogla morën dhuratat e para për festat e fundvitit....

Fëmijët nga shtëpitë e grupeve të vogla morën dhuratat e para për festat e fundvitit. Ata u pritën në qeveri nga kryeministri, Zoran Zaev, dhe ministrja e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska, që iu ndanë dhe një libër me përmbledhje përrallash dhe këngësh me titull “Udhëtimi im në fantazi”. “Ju jeni krenaria jonë”,- u tha ministrja Carovska fëmijëve.
Kryeministri Zaev tha se dëshiron që t’i inspirojë të gjithë fëmijët që të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre. Edhe fëmijët dhanë dhuratën e tyre për funksionarët e lartë qeveritarë.
Një koncert i vogël solli hare ndër ndërtesën e ekzekutivit. Ngjyrat e festës ia shtuan pikturat që fëmijët i kishin punuar në punëtoritë e tyre. (Rejhane Bushi Metaj, TVM2)
