Arratisja e Gruevskit, Spasovski: Kishte lëshime, Prokuroria t’i konfirmojë
Pasi presidenti Pendarovski u shpreh i zhgënjyer që edhe pas një viti...

Pasi presidenti Pendarovski u shpreh i zhgënjyer që edhe pas një viti ende nuk ka asnjë raport nga institucionet se si arriti ish kryeministri Gruevski të arratiset, ministri i brendshëm Spasovski u arsyetua se detaje nga raporti nuk mund të japë por raporti është në prokurori e i mbetet kësaj të fundit të përfundojë hetimet.
“Mënyra se si ndodhi arratisja tregon qartë lëshimin, por është më së miri që këtë lëshim ta konstatojë Prokuroria dhe të ngrejë procedurë para organeve të drejtësisë për këtë dhe në lidhje me çdo ngjarje të tillë që do të na ndodhë në të ardhmen, sepse nëse nuk ngrihen procedura dhe nuk kemi ndëshkim, atëherë këto akte mund të përsëriten.”,- tha ministri i brendshëm, Oliver Spasovski.
SHËRBIMET FORENZIKE PRANË MPB-SË, SË SHPEJTI OBJEKT I RI ME FONDE IPA
MPB punon ndërkohë në modernizimin e sektorëve. Të punësuarit në shërbimeve forenzike pranë Repartit për krim të organizuar dhe teknik, nga viti i ardhshëm do të punojnë në një objekt të ri, me kushte dhe mjete bashkëkohore që do të ndërtohet me 3 milion euro, mjete këto të siguruara nga fondet IPA.
“Shërbimet tona forenzike dhe teknike dhe të gjitha kushtet e tyre për punë kanë plotësuar disa standarde, mirëpo nëse dëshirojmë të lakojmë në një nivel tjetër më tej, do të duhet të modernizohemi.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
Laboratorët e rinj të forenzike për krim të organizuar dhe teknik dhe ekspertiza do të ndikojnë pa dyshim edhe në avancimin dhe përforcimin e kapaciteteve gjyqësore dhe sigurimi i drejtësisë më cilësor për qytetarët. (Rexhep Qamili, TVM2)
