Subvencionimi i sistemit me gaz tek automjetet, mbi 750 përfitues, i marrin paratë të premten
Ka përfunduar thirrja publike e Ministrisë së Ekonomisë për të subvencionuar sistemin me gaz tek automjetet....

Ka përfunduar thirrja publike e Ministrisë së Ekonomisë për të subvencionuar sistemin me gaz tek automjetet, masë kjo që u ndërmor për uljen e ndotjes së ajrit. Sipas të dhënave nga sektori i subvencioneve në Ministrinë e Ekonomisë, 750 qytetarëve të premten do t’u transferohen paratë në xhirollogaritë e tyre. Është në përfundim dhe modeli për subvencionim të veturave me standard euro 5.
“Janë diku rreth 750 persona të cilëve duhet t’u lëshohen para dhe kjo gjë do të ndodh ditën e premte. Sa i përket subvencionimit të automobilave, është në përfundim përpilimi i ligjit, por ka mbetur të shqyrtohet dhe aspekti ekologjik.”,- tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
