Maqedoni

Rasti "Zhvatja", Jovanovski kërkoi 2 milion euro nga Mitrovski

25.12.2019 17:28

Avokat Sashko Boshkov, që është dëshmitar në rastin "Zhvatja"....

Avokat Sashko Boshkov, që është dëshmitar në rastin "Zhvatja", pohoi në gjykatë se Bojan Jovanovski i ka ofruar ndihmë për mikun e tij, biznesmenin Zoranço Mitrovski, i dyshuar në disa raste të PSP-së, në këmbim të pagesës prej 2 milion euro.
 
Dëshmitari tha se është habitur nga shuma që është kërkuar, madje ka qenë në dilemë nëse për këtë ta informojë Mitrovskin. Ai e ka këshilluar Mitrovskin që ta paraqesë rastin dhe mos të paguajë asgjë. Vetë Mitrovski tha se PSP në atë kohë ka qenë në piedestalin e pushtetit dhe besimit, dhe e cilësoi të ulët kërkesën për zhvatje. Rastin nuk e ka paraqitur në organet e ndjekjes, pasi nuk ka besuar në ndihmën institucionale e as që kam paguar shumën e kërkuar. Mitrovski, i punësuar si konzulant i Letonisë, e ka informuar ambasadorin për tentimin për zhvatjen e tij, ky i fundit ka informuar ministrin e punëve të jashtme.
 
Dëshmitari i tretë, Tome Gllavçev, ka pasur raport komercial me Bojan Jovanovskin për reklama në 1TV. Dëshmitarët që i dëgjuam nuk kanë të bëjnë aspak me lëndën me të cilën ngarkohen të akuzuarit, vlerëson mbrojtja.
 
“Nuk thanë asgjë speciale që do të mund të ishte ndonjë ngarkesë. Nuk ka dhënie të mjeteve financiare. Një dëshmitar tregoj se çka ka dëgjuar nga tjetri. Kjo në asnjë mënyrë nuk mund të jetë dëshmi në një procedurë serioze siç është kjo.”,- u shpreh avokati mbrojtës, Sasho Dukovski.
 
“Praktikisht kemi aktakuzë për diçka që është tërësisht diçka tjetër. Nga ana e Prokurorisë Publike janë të propozuar dëshmitarë që nuk kanë as një pikë të përbashkët me lëndën për atë dhe e kishim patjetër të reagojmë, pasi një dëshmitar dëshironte të reagojë edhe për gjëra private.”,- theksoi avokati mbrojtës, Delo Kadiev.
 
Me tre dëshmitarë të rinj gjykimi për rastin “Zhvatja” do të vazhdojë të premten.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI