Incidenti në festën e “Shvercerëve”, Zaev: Dëmi të kompensohet, procedurë drejtoreshës
Ende nuk dihet se kush do të kompensojë dëmet e bëra në Teatrin Maqedonas....

Ende nuk dihet se kush do të kompensojë dëmet e bëra në Teatrin Maqedonas gjatë festimeve të “Shvercerëve”. Kryeministri Zaev thotë se patjetër duhet të ketë sanksione që gjëra të tilla të mos përsëriten.
Ka mbetur që Ministria e Kulturës të vendosë nëse do të ngre apo jo procedurë disiplinore ndaj drejtoreshës së Teatrit që lejoi “Shvercerët” të hyjnë në teatër pa sqaruar më parë se për çmanifestim bëhej fjalë.
“Vendimi qeveritar është që patjetër të kompensohet dëmi i shkaktuar. Po ashtu ka rekomandime që ministri i kulturës të incidojë procedurë disiplinore ndaj drejtoreshës së Teatrit Kombëtar Maqedonas që nuk e formalizuan vendimin për shënimin e jubileit të tifo grupit “Shvercerët” dhe patjetër të ketë sanksione që të mos përsëriten ngjarje të tilla.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
