Maqedoni
Sistematizimi në MPB, SPP: U soll për 48 orë, pa konsultime me ne
25.12.2019 17:36
Sindikata e pavarur e Policisë akuzon MPB-në se sistematizimin e ri të vendeve të punës....

Sindikata e pavarur e Policisë akuzon MPB-në se sistematizimin e ri të vendeve të punës e ka bërë pa u konsultuar me ta. Sipas SPP-së, e gjithë procedura ka zgjatur vetëm 48 orë që është absurd më vete.
“Nuk keni nevojë për rritje të numrit të të punësuarve, me njoftime të shpejta dhe interne me kohëzgjatje vetëm 48 orësh. Ne dëshirojmë të informojmë publikun se ky sistematizim, pa konsultimin me përfaqësuesit e Sindikatës së pavarur të Policisë është sistematizim i shkatërruar.”,- deklaroi zëdhënësi i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Dejan Sazdovski.
Uniformat e policëve, SPP: Punojmë me veshje vere në pikë të dimrit
Ata akuzojnë edhe për uniformat që mbajnë policët, të papërshtatshme për stinën.
“Këto ditë për kolegët keni ndarë këmisha dhe pantallona vere, edhe atë në ditët e ftohta të dimrit, që ju jeni të kënaqur personalisht dhe kjo ne nuk na befason përsëri nëse krenoheni para mediumeve me parulla kinse keni një polici të lumtur.”,- u shpreh zëdhënësi i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Dejan Sazdovski.
Sazdovski akuzoi ministrin Spasovski se për secilin mendim kritik bën shtypje tek Sindikata e pavarur e policisë.
SEDAT SELIMI
