LSDM: VMRO po provokon veto të re greke

25.12.2019 18:13

LSDM ka ftuar deputetët e VMRO-DPMNE-së që të mos e bllokojnë miratimin e Ligjit për Mbrojtje....

LSDM ka ftuar deputetët e VMRO-DPMNE-së që të mos e bllokojnë miratimin e Ligjit për Mbrojtje, pasi që me këtë po i bëjnë dëm anëtarësimit të vendit në NATO. Me këtë sjellje VMRO-DPMNE po provokon veto të re nga Greqia, tha Kostadin Kostadinov nga LSDM.

“Me bllokimin e Ligjit për Mbrojtje, Mickovski dhe deputetët e tij po e shkelin Kushtetutën dhe rrezikojnë realizimin e ëndrrës sonë - anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Me këto veprime të papërgjegjshme dhe hipokrite, VMRO-DPMNE rrezikon të provokojë një veto të re nga Greqia.”,- tha Kostadin Kostadinov nga LSDM.

VMRO-DPMNE: LSDM po shmang përballjen me popullin

Por, nga VMRO-DPMNE kanë akuzuar se me futjen në procedurë të gjithë këtyre ligjeve, LSDM po përpiqet ta kthejë vendin në krizë vetëm që të shmangë përballjen me popullin.

“Deklaratat e tyre se VMRO-DPMNE po e bllokon kuvendin do të thotë me vetëdije futje në krizë politike me qëllim që të shmangen zgjedhjet dhe përballjen me popullin. E dinë se do t’i humbin zgjedhjet dhe pastaj pason përgjegjësi për të gjithë ata që kanë shkelur ligjin.”,- u shpreh Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.

Ndryshe, në kuvend ndodhen disa ligje në procedurë që kanë të bëjnë me harmonizimin e tyre me ligjin për kundërvajtje. (Naim Ramadani, TVM2)