Maqedoni
Vendkalimi Llojan – Miratovc, Tomiq: Pa leverdi ekonomike, rezervë gjatë verës
25.12.2019 18:54
Vendkalimi kufitar Llojan – Miratovc nuk ka ndonjë përfitim ekonomik për Serbinë dhe ambasadorja...

Vendkalimi kufitar Llojan – Miratovc nuk ka ndonjë përfitim ekonomik për Serbinë dhe ambasadorja, Dushanka Divjak Tomiq, potencon se po mendohet që ky vendkalim të shërbejë vetëm si rezervë gjatë kulmit të sezonit, me kusht që të rregullohet infrastruktura.
“Marrëveshja për këtë vendkalim është nënshkruar dhe është rezultat i interesimit të madh të banorëve lokalë edhe pse ekonomikisht nuk paguhet shumë. Mendohet që ky vendkalim të shërbejë edhe si vendkalim rezervë gjatë kulmit të sezonit, por e gjithë varet nga infrastruktura në të cilën duhet të investohet shumë.”,- tha ambasadorja e Serbisë, Dushanka Divjak Tomiq.
Mini-Shengeni Ballkanik, Tomiq: Kosovën nuk e pengon askush të jetë pjesë
Sa i përket Mini-Shengenit Ballkanik, ambasadorja serbe thotë se ideja nuk është që në të të jenë vetëm tre shtetet e Kosovën askush nuk po e pengon që të jetë pjesë tij.
“Mini-Shengeni ka një karakter më të gjerë rajonal dhe të gjithë janë të mirëseardhur, askush nuk e pengon edhe Kosovën që të jetë pjesë e këtij Shengeni. Ne jemi shumë të interesuar që të mos kemi pengesa në shkëmbimin e mallrave dhe lëvizjen e lirë të njerëzve.”,- u shpreh ambasadorja e Serbisë, Dushanka Divjak Tomiq.
Oda Ekonomike: Të zvogëlohen procedurat burokratike
Gjatë prezantimit të rezultateve të bashkëpunimit mes RMV-së dhe Serbisë u diskutua edhe rreth modelit “One Stop Shop” në vendkalimin kufitar Tabanovc, ku vazhdon procesi i adaptimit që shkakton probleme e pritje në kufi. Nga OEM kërkojnë zvogëlim të procedurave burokratike.
“Me këtë nënkuptojmë lëvizje të lirë të mallrave dhe shërbimeve, harmonizim të rregullativave dhe certifikatave si dhe liberalizim të fuqisë punëtore në rajon.”,- theksoi nënkryetari i OEM-së, Zhivko Mukaetov.
OEM kërkon edhe që t’ju lihet kompanive që të gjejnë rrugën se si të jenë më konkurruese në treg.
GAZMEND KURTISHI
