Maqedoni

Ademi: Nxënësve duhet tu paguhet transporti

26.09.2014 16:58

Nxënësit nga Likova, të cilët mësojnë në Gjimnazin “Sami Fashëri” në Kumanovë, së bashku me prindërit e tyre tashmë disa ditë po protestojnë...

Nxënësit nga Likova, të cilët mësojnë në Gjimnazin “Sami Fashëri” në Kumanovë, së bashku me prindërit e tyre tashmë disa ditë po protestojnë, duke kërkuar që edhe atyre, sikur gjithandej në Maqedoni, tu paguhet transporti deri në shkollën ku mësojnë dhe anasjelltas. 
 
Edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi, në një prononcim për programin tonë thotë se protesta e nxënësve dhe prindërve likovas është e drejtë dhe se do të kërkojë nga Komuna e Kumanovës që sikur të gjithë nxënësve edhe atyre tua paguaj transportin. 
 
Të përkujtojmë se nxënësit nga Likova edhe vitin e kaluar shkollor i kishin kërkesat e njëjta, por të njëjtat nuk u përfillën dhe prindërit ishin të detyruar t’ua heqin shpenzimet për transport fëmijëve të tyre. 
 
 
NEXHAT AQIFI