Botë
Kosovë, pritet seancë konstituive e Kuvendit
26.12.2019 10:01
Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet sot për të bërë konstituimin e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës....

Në seancën e sotme konstituive deputetët e rinj do të betohen, ndërsa është e paraparë edhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.
Kryetarin e propozon partia fituese që në këtë rast është Lëvizja Vetëvendosje. Seanca konstituive pritet të kryhet brenda ditës, por nëse nuk janë votat pas betimit të deputetëve, ajo mund të pezullohet deri kur të sigurohen ato për emërimin e kryetarit dhe kryesisë. Por është I pa qartë epilogu i seancës konstituive pasi Vetëvendosje dhe LDK ende nuk kanë arritur marrëveshje për qeverinë e re.
