Maqedoni

VMRO-DPMNE: Zaev është i frikësuar nga humbja

26.12.2019 11:00

Në prononcimet e kryeministrit Zaev, ka reaguar VMRO-DPMNE...

Në prononcimet e kryeministrit Zaev, ka reaguar VMRO-DPMNE, e cila tha se Zaev ka frikë nga humbja e zgjedhjeve, prandaj punon në skenarin për shtyrjen e tyre.
 
“Për këto tre vjet LSDM dhe Zoran Zaev kanë bërë plaçkitje të paparë të shtetit dhe qytetarëve, i shitën interesat shtetërore dhe nacionale, ndërsa qeverisja e tyre shoqërohet me skandale, zhvatje, afera, krim dhe korrupsion. Për shkak kësaj, të vetëdijshëm për humbjen, por edhe fundin e karrierës politike, Zaevi kërkon alibi me të cilën do t’i shtyjë zgjedhjet dhe do të ikë nga ballafaqimi me popullin. Realitet është se ka kaluar koha e Zoran Zaevit, askush nuk bie në lojërat dhe manipulimet e tij. Për këtë Zaev do të duhet të ballafaqohet me qytetarët dhe VMRO-DPMNE-në. Zgjedhje do të ketë, ndërsa Zaev dhe LSDM-ja do të dërgohen në anën e errët të historisë dhe përfundimisht do të fillojë ripërtëritja e Maqedonisë e udhëhequr nga VMRO-DPMNE”,- thanë nga partia e Mickovskit.