Maqedoni
Gaza, avionët ushtarakë izraelitë kryen sulme ajrore
26.12.2019 11:32
Avionët ushtarakë izraelitë kryen sulme ajrore në Rripin e Gazës...

Avionët ushtarakë izraelitë kryen sulme ajrore në Rripin e Gazës, si përgjigje ndaj një sulmi me raketë, të shkrepur nga enklava palestineze e kontrolluar nga Hamasi, një grup militant islamik që kontrollon Gazën qysh në vitin 2007. Alarmi paralajmërues për fillimin e sulmeve e ndërpreu përkohësisht një tubim të kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.
Të enjten, kryeministri do të përballet me rivalin e tij, Gideon Saar, në një votim për zgjedhjen e udhëheqjes së re të partisë Likud. Më 10 shtator, kreu i partisë Likud, Benjamin Netanyanu ishte evakuuar gjithashtu nga një tubim zgjedhor, në qytetin jugor të Ashdod, pasi sinjalet e alarmit paralajmëruan për një sulm nga Gaza.
"Aeroplanët dhe helikopterët goditën disa objektiva terroriste të Hamasit në Rripin e Gazës" tha ushtria izraelite në një deklaratë. Ushtria kishte njoftuar më herët se "një raketë u hodh nga Rripi i Gazës në drejtim të territorit të Izraelit".
Javën e kaluar, dy sulme raketash u nisën kundër Izraelit nga Gaza pa shkaktuar dëme, tha ushtria e Izraelit. Si përgjigje, aeroplanët luftarakë izraelitë dy herë bombarduan caqet e Hamasit në Gaza.
