Botë

Tragjedi për Krishtlindje, një person qëllohet me 5 plumba në derën e shtëpisë

26.12.2019 13:02

Mbrëmja e Krishtlindjes është kthyer në tragjedi në Londër ku një person u qëllua me armë zjarri në derën e shtëpisë së tij...

Autori trokiti në derën e një shtëpie private dhe sa u hap, ai qëlloi pesë herë mbi viktimën e ku më pas u largua.
 
Banorët e residencës pasi dëgjuan të shtënat lajmëruan policinë dhe ambulancën ndërkohë që njëri prej tyre shkoi për t’i dhënë ndihmën e parë.
 
Nga hetimet paraprake të policisë nuk është mësuar ende motivi i ngjarjes ndërsa vazhdojnë kërkimet për autorin.
 
Kjo ngjarje e ka çuar numrin e viktimave në 146 në kryeqytetin britanik brenda një viti./Ora News