Australian Open rrit shpërblimet për fituesit, kap shifrën record
26.12.2019 14:35
Organizatorët e grand slam të Australian Open kanë bërë publike financat e turneut që do të nisë më 20 janar, në Melburn....

Në edicionin 2020, të ardhurat për tenistët janë rritur me 14% krahasuar me një vit më parë, ndaj dhe shpërblimi ka kapur shifra rekord. Në total, për tenistët do të jepet shuma e 50 milionë dollarëve, një rekord për këtë turne. Kjo rritje në total e shumës së mbledhur nga sponsorët, reklamat dhe të drejtat televizive do të ndikojë edhe në shpërblimin që do të marrin tenistët.
Tenistët që do të eliminohen që në raundin e parë do të marrin rreth 50 mijë dollarë, një shumë që është 20% më e lartë se ajo e edicionit të fundit. Ndërsa fituesit e grand slam të Australian Open 2020 do të përfitojnë nga 3 milionë dollarë, një rekord për këtë turne.