Arteta starton si trajner, Xhaka kthehet në formacion

26.12.2019 14:36

Arsenali sot do të luajë si mysafir i Bornemouthit, ndërsa Mikel Arteta po përgatitet për ndeshjen e tij të parë që kur erdhi në krye të skuadrës.....

Emile Smith Rowe, Bukayo Saka dhe Gabriel Martinelli mund të shfaqen të gjithë startues, ndërsa Pierre-Emerick Aubameyang pritet të udhëheqë sulmin.
 
Sipas “Mirror”-it, Arteta do ta rikthejë shiritin e kapitenit në krahun e Granit Xhakës që pritet të luajë startues.
 
Nga minuta e parë pritet të luajë edhe shqiptari tjetër, Shkodran Mustafi.
 
Ky është formacioni i mundshëm: Leno, Bellerin, Mustafi, Luiz, Saka, Torriera, Xhaka, Pepe, Smith-Rowe, Martinelli, Aubameyang.