NBA, Lakers në krizë mposhten në derbi, “thyhen” edhe Raptors e Bucks

26.12.2019 14:42

4 humbje radhazi janë shumë për Los Angeles Lakers që janë futur në një mini-krizë rezultatesh....

Në mbrëmjen e Krishtlindjes, LeBron James dhe Anthony Davis me shokë u mposhtën për herë të dytë në këtë sezon në derbin kalifornian nga Los Angeles Clippers. Në Staples Center diferencën e bëri Kaëhi Leonard i cili me 35 pikë 12 rebound dhe 5 asiste udhëhoqi Clippers drejt suksesit me shifrat 111-106. Për Lakers pikëshënuesi më i mirë ishte Kyle Kuzma me 25 pikë, 24 të tjera i shtoi Anthony Davis ndërsa mbreti James iu afrua shumë triple-double-it të radhaë me 23 pikë 9 rebound dhe 10 asiste, të pamjatueshme gjithsesi për të evituar disfatën e skuadrës së trajnerit Frank Vogel.
 
Pavarsisht humbjes së 4-t rresht, Lakers vazhdojnë të mbajnë vendin e parë në Konferencën e Perëndimit me 24 fitore dhe 7 humbje. Pas 7 fitoresh rresht, ra në Pepsi Center të Colorados, Denver Nuggets që u mposht me rezultatin 100-112 nga Neë Orleans Pelicans. Për t’i shkaktuar humbjen e 9-të sezonale Denverit mendoi ish-lojtari i Lakers Brandon Ingram i cili realizoi 31 pikë në suksesin e Pelicans. Mori fitoren e 3-të rresht Golden State Warriors që duket se ka lënë pas krizën e rezultateve por në mungesë të dyshes së ëndrrave Curry-Thompson vazhdon të pozicionohet në vendin e fundit në Perëndim. Viktima e radhës për Warriors ishte Houston Rockets që u mposht në Oracle Arena me rezultatin 116-104. Diferencën në këtë sfidë e bëri loja në grup e Warriors, ndërsa në krahun tjetër Houston-it nuk i mjaftuan 54 pikët e dyshes Westbrook-Harden. Një fitore të madhe regjistroi edhe Boston Celtics ndaj kampionëve në fuqi të Toronto Raptors me rezultatin 118-102 brenda në Kanada, ndërkohë që u mposhtën kryesuesit e konferencës së Lindjes, Milwaukee Bucks në transfertën ndaj Philadelphia 76-ers me shifrat 121-109, sfidë ku spikati kamerunasi Joel Embiid për 76ers me 31 pikë në total.