Maqedoni
Aleanca për Shqiptarët: Sistematizimi në MPB bëhet për blerje votash
26.12.2019 14:47
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj aktit të fundit të sistematizimit në MPB....

ASh vlerëson se sistematizimi në MPB në prag të zgjedhjeve është joligjor, e ka si qëllim shfrytëzimin e pozicioneve brenda institucionale për ndikim në zgjedhje, gjë që dëmton demokracinë dhe zgjedhjen e lirë të qytetarëve. Aleanca për Shqiptarët pyet publikisht ministrin, Oliver Spasovski, se pse ende nuk ka ligj të ri për punë të brendshme dhe polici.
“Me çfarë të drejte ligjore dhe kushtetuese bëhet sistematizimi dhe avancimi i kuadrove të policisë, ku është zëvendësministri shqiptar të flasë për përfaqësimin e ulët të shqiptarëve në Ministrinë për Punë të Brendshme, ku përqindja e shqiptarëve në hierarkinë e MPB-së është vetëm 4%.” ASh apelon që çështjet e MPB-së të fillojnë të rregullohen me ligj dhe jo me vendime të qeverisë, sepse një praktikë e tillë dëshmon ndikimin partiak në organe shtetërore shumë të rëndësishme, siç është Ministria për Punë të Brendshme.
