Maqedoni

Indeksi -2019, RMV në vendin e 56 për të drejtat e njeriut

26.12.2019 15:11

Republika e Maqedonisë së Veriut është radhitur në vendin e 56 sipas Indeksit të lirive të njeriut...

Republika e Maqedonisë së Veriut është radhitur në vendin e 56 sipas Indeksit të lirive të njeriut për vitin 2019 në Institutin amerikan Kato, me vlerësim prej 7,34 pikë.
 
Në krahasim me vitin e kaluar, vendi është radhitur  në vendin e njëjtë, të 56, me një rritje të indeksit për vetëm 0,07 pikë, nga 7,27 të vitit të kaluar në 7,34 këtë vit.
 
Në rajon, më së miri është radhitur Sllovenia - në vendin e 35, Kroacia në vendin e 37,  Shqipëria në vendin e 38, Bullgaria në vendin e 39, Mali i Zi në vendin e 53, Bosnja e Hercegovina në vendin e 55, Greqia në vendin e 57, Serbia në vendin e 58 dhe Turqia është në vendin e 122.
 
Në listë janë radhitur gjithsej 162 vende nga e tërë bota, janë vlerësuar nga zero deri në 10 pikë të Indeksit. Listën e kryeson Zelanda e Re me 8,88 pikë, pas vjen Zvicra, Hong Kongu, Kanadaja, Australia,  Danimarka, Luksemburgu, Finlanda dhe Gjermania dhe Irlanda.
 
Siria u gjend në fund të listës me indeks 3,79. Shikuar sipas rajoneve, indekse më të larta  të lirive të njeriut ka në Amerikën Veriore, Evropën Perëndimore dhe Azinë Lindore, ndërsa më të ulëta në Lindjen e Afërt, Afrika Veriore, Afrika Nënsahariane dhe Azia Jugore.
 
Pikët e indeksit janë përcaktuar sipas 76 indikatorëve të lidhur me liritë personale dhe ekonomike në shumë fusha, mes të cilave edhe qeverisja e së drejtës dhe siguria, pastaj liria e lëvizjes, besimit, shoqërimit dhe organizimit qytetar, shprehjes dhe informimit, si dhe respektimi i pronësisë, qasja te mjetet financiare, liritë tregtare dhe rregullimi i marrëdhënieve të punës.
 
BELINDA KOKA ADEMI