Maqedoni
Zgjedhjet parlamentare, VMRO-DPMNE: Zaev të mos kandidohet për deputet
26.12.2019 16:22
VMRO-DPMNE ka kërkuar nga kryeministri, Zoran Zaev...

VMRO-DPMNE ka kërkuar nga kryeministri, Zoran Zaev, të mos kandidojë për deputet në zgjedhje me qëllim që humbësi i zgjedhjeve të ikë nga politika. Kërkesa u shpalos nga koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, në seancën për pyetje të deputetëve.
Zaev: Nuk do të kandidoj nëse pranoni një njësi zgjedhore
Kryeministri Zaev me kundërpërgjigje se nuk do të kandidonte në zgjedhje vetëm nëse Mickovski pranon një njësi zgjedhore.
“Le të pranojë një njësi zgjedhore, do të merremi vesh. Unë nuk ik nga asgjë, ambicia ime nuk është që të jem deputet. Ambicia ime është të kërkoj mandat të pastër. Nëse qëllimi është të mos jem në listë, s’do jem në listë, pasi që unë jam i bindur se do të marr mandatin e ri për kryeministër.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
Për VMRO-në një njësi është e pamundur, ndërkaq akuzuan LSDM-në për shpenzimin e parave shtetërore në reklamimin e qeverisë.
“Dy muaj para zgjedhjeve propozoni ndryshim të modelit zgjedhor, nuk është serioze. Kemi detyrim zbatimin e vërejtjeve të OSBE-së se nuk është e mundur të ndryshohet modeli zgjedhor. Thirreni në planin 3-6-9 se nuk do të ketë reklama politike. Reklamat që ju po jepni për momentin nuk janë ndryshe nga ajo që bënte VMRO-DPMNE. Po vazhdoni si kopje e zbehtë e VMRO-së së vjetër.”,- u shpreh Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.
Kjo u përgënjeshtrua nga Zaev, pasi LSDM shpenzon vetëm paratë e anëtarësisë. Ai tha se LSDM do të dalë fituese në zgjedhje me dallim nga 60 mijë deri në 120 mijë vota duke e lënë VMRO-në në opozitë si pasojë e mos ndryshimit të kursit të tyre politik.
MERAL ISMAILI
