Maqedoni

Administrata Shëndetësore në protestë, kërkon rritje të pagave, ose hidhet në grevë

26.12.2019 16:33

Administrata shëndetësore dhe personat ndihmës-teknikë të institucioneve shëndetësore...

Administrata shëndetësore dhe personat ndihmës-teknikë të institucioneve shëndetësore publike protestuan para Ministrisë se Shëndetësisë. Ata kërkojnë rritje të pagave për 10%, në të kundërtën kërcënojnë me grevë të përgjithshme të administratës së institucioneve shëndetësore. 
 
“U befasuam me deklaratën e fundit të ministrit të shëndetësisë se nuk do të përfshiheni në rritjen e pagave dhe me nënshkrimin e aneksit të marrëveshjes  nuk do të futet në Marrëveshjen kolektive. Nëse ne jemi planifikuar për vitin e ardhshëm me siguri të na përfshijnë me rritjen e pagave të tërë administratës, por ne sërish jemi të varur nga Marrëveshja kolektive,  sepse administrata tjetër merr pagë sipas ligjit, ndërsa jo me Marrëveshje kolektive.”,- deklaroi punonjësja ne Spitalin Psikiatrik, Lela Jeremiq.
 
Këshilli i Sindikatës në Qendrën Klinike vendosi të nënshkruajë marrëveshjen kolektive, por pranon se gjendet në një situatë të palakmueshme.
 
“Kemi negociata me Ministrinë që nuk i kemi përfunduar. Nëse nuk e nënshkruajmë Marrëveshjen kolektive deri më 2 janar, e cila na garanton nesër që njerëzit do të marrin një rritje pagash, të gjithë do të jenë të pakënaqur. Mundësia e mosnënshkrimit është shumë delikate. Si kryetar nuk mund ta bëj këtë sepse kam një vendim të Këshillit që më detyron.”,- u shpreh kryetari i Sindikatës së Pavarur të Qendrës Klinike, Goran Begoviq.
 
Nëse marrëveshjet kolektive nuk nënshkruhen e në ndërkohë formohet qeveria teknike, ka mundësi që mjekët e infermierët të mbeten pa rritje rrogash në shkurt. Nga Ministria e Shëndetësisë vlerësojnë se puna nuk do të arrijë deri këtu. Ministria ka ngritur iniciativë që Administrata Shëndetësore të ndahet nga pjesa tjetër e administratës e të jetë nën ingerencat e saj.
 
REJHANE BUSHI METAJ