Botë

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca zgjidhet kryeparlamentar i Kosovës

26.12.2019 18:19

Në seancën e parë konstituive, Kuvendi i Kosovës zgjodhi të parin e legjislativit...

Me 75 vota “pro”, 27 “kundër” dhe 6 “abstenime” nga gjithsej të pranua 111 deputetë, kryetari i kuvendit u zgjodh Glauk Konjuvca, nga radhët e partisë fitimtare të zgjedhjeve, Vetëvendosja.
 
Pas mbarimit të seancës, kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit, Konjuvca, tha se përbërja e re e Kuvendit të Kosovës do të kryejë detyrat dhe obligimet në harmoni me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
 
“Ne qysh në fillim iu falënderojmë që e themeluat legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës. Iu falënderoj që na e besuat detyrën e rëndësishme. Ju garantojmë që do t’i kryejmë detyrat ashtu siç kërkohet, me nder, sipas ligjeve dhe kushtetutës tonë në fuqi.”,- deklaroi kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjuvca.
 
Në seancën e parë konstituive kuvendore u zgjodhën edhe tre nënkryetarët e Kuvendit. Arbërie Nagavci e propozuar nga Vetëvendosja, Kujtim Shala nga LDK dhe Memli Krasniqi nga PDK, me 104 vota “pro” një kundër dhe tri abstenime.
 
Nga partitë pakicë u propozuan për nënkryetarë Slavko Simic nga Lista serbe dhe Fikrim Damka nga komunitetet pakicë, të cilët gjithashtu morën votat e shumicës së deputetëve.
 
Paraprakisht në Kuvendin e Kosovës u votua Raporti i Komisionit Verifikues për Mandate si dhe u betuan 111 deputetë, aq sa ishin të pranishëm në sallë.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU