Botë
Tajfuni “Ursula” ende nuk është qetësuar, rritet në 21 numri i viktimave në Filipine
26.12.2019 18:50
Është rritur në 21 numri I viktimave nga tajfuni që goditi disa pjesë të Filipineve të martën...

Pesë peshkatarë konsiderohen ende të zhdukur njoftojnë autoritete. Tajfuni "Fafone", i njohur në vend si Ursula, për herë të fundit u vërejt duke përshkuar ishullin qendror Panaji, me erëra maksimale të qëndrueshme prej 190 kilometrash në orë.
Tajfuni ndikoi edhe në provincat Capiz, Iloilo dhe Leyte, duke rrëzuar çatitë e shumë shtëpive dhe duke rrëzuar pemët dhe shtyllat e energjisë.
Deri më tani, të paktën 10.000 njerëz janë evakuuar në zona të sigurta.
