Maqedoni

Zgjedhjet e parakohshme, LSDM pasdite voton emrin e kryeministrit teknik

27.12.2019 10:19

Maqedonia e Veriut është një hap para formimit të qeverisë teknike, pasi shumica dhe opozitA...

Maqedonia e Veriut është një hap para formimit të qeverisë teknike, pasi shumica dhe opozita në parim janë dakorduar për t’u miratuar ligjet me interes të qytetarëve, e që pritet të implementohen nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
 
Socialdemokratët në mbledhjen e sotme të Këshillit Qendrore pritet të vendosin për çështjet kuadrovike, të lidhura me Qeverinë teknike. Emri i kryeministrit teknik pritet të dihet sot pasdite, pas mbledhjes së Këshillit Qendror të LSDM-së. Oliver Spasovski është emri më i përfolur për kryeministër teknik. Anëtarët e Këshillit do të vendosin edhe se kush do ta zëvendësojë zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike, Koço Angjushev.
 
VMRO-DPMNE akoma nuk ka vendosur për emrat që do të udhëheqin me resorin e punës dhe politikës sociale dhe Policinë, në 100 ditët e Qeverisë teknike. VMRO ka autorizuar kryetarin e saj, Hristian Mickoskin, për të zhvilluar bisedimet për kandidatët e VMRO-DPMNE-së për ministrat e ardhshëm, apo ministrat plotësues, lidhur me qeverinë teknike të 3 janarit.
 
Përveç ministrit të brendshëm dhe ministrit të punës dhe politikës sociale, sipas Ligjit për Qeverinë, opozita propozon edhe zëvendësministra plotësues në financa, bujqësi dhe shoqëri informatike.