Botë

Filipine, shkon në 28 numri i të vdekurve pas tajfunit

27.12.2019 10:43

Vazhdojnë të ndryshojnë numrat e viktimave pas tajfunit që goditi Filipinet në ditën e Krishtlindjes. ...

28 jetë të humbura janë konfirmuar deri tani nga autoritetet. Tajfuni “Phnafone”, që goditi të martën këtë vend, ka shkaktuar vërshime dhe ka shkatërruar shtëpi në disa krahina. 
 
Sipas këshillit të menaxhimit me fatkeqësi kombëtare, janë edhe 12 persona që llogariten si të zhdukur. Tajfuni ka bërë që mbi 58 mijë persona të evakuohen. Autoritetet kanë thënë se të vdekurit ose kanë qenë të goditur nga drunj të elektrizuar, apo të mbytur në ujë.