Botë

Kinë-Rusi-Iran, manovra detare në gjirin e Omanit

27.12.2019 13:11

Kina konfirmoi se do të dërgojë një luftanije në manovrat e përbashkëta detare me Rusinë dhe Iranin....

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Wu Qian bëri të ditur se këto manovra synojnë të nxisin shkëmbimet dhe bashkëpunimin midis forcave detare të tre vendeve.
 
"Manovrat synojnë thellimin e shkëmbimeve dhe të bashkëpunimit midis forcave detare të tre vendeve dhe të tregojnë vullnetin e mirë e aftësinë e tre palëve për ruajtjen e paqes botërore e të sigurisë detare në dobi të ndërtimit aktiv të një 'komuniteti fatesh të përbashkët në ujërat detare'", tha zëdhënësi Wu.
 
Destrojeri i Kinës me raketë të orientuar "Xi'ning" do të marrë pjesë në manovrat treditore.
 
Kjo është stërvitja e parë trepalëshe ndërsa Teherani kërkon të forcojë bashkëpunimin me Pekinin dhe Moskën mes sanksioneve të papara ekonomike nga Shtetet e Bashkuara.
 
Uashingtoni ka propozuar aktivisht për një koalicion të sigurisë detare në Gjirin Persik kryesisht në shënjestër të Iranit./CRI