Botë

Kina thirrje ShBA-së të mos zbatojë klauzola negative fiskale

27.12.2019 13:42

Zëdhënësi i ushtrisë kineze Wu Qian u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të mos zbatojnë klauzola....

Zëdhënësi i ushtrisë kineze Wu Qian u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të mos zbatojnë klauzola negative të lidhura me Kinën në Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare.
 
Akti për vitin fiskal 2020 përfshin elementet negative lidhur me Tajvanin, Hong-Kongun dhe Xinjiang-un.
 
Zëdhënësi i ushtrisë kineze tha se klauzolat përkatëse pasqyrojnë mentalitetin e Luftës së Ftohtë, i cili thekson prapëseprapë konkurrencën Kinë-ShBA dhe sensibilizon të ashtuquajturin "kërcënimi ushtarak nga Kina".
 
Ai paralajmëroi se këto klauzola negative minojnë zhvillimin e marrëdhënieve ushtarake Kinë-ShBA dhe dëmtojnë besimin reciprok e bashkëpunimin dypalësh./CRI