Botë

Anders Fogh Rasmusen, lë selinë e aleancës

26.09.2014 17:40

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, ka lënë sot Selinë e Aleancës pas përfundimit të mandatit të tij 5 vjeçar...

Në një kohë që kishin mbetur edhe 4 ditë për përfundimin e mandatit, Rasmussen, ka preferuar të kryejë ceremoninë e largimit pa ia kaluar postin pasardhësit të tij, ish-kryeministrit norvegjez, Jens Stoltenberg.
 
Rasmussen, u emërua në këtë post në prill të vitit 2009, në kohën kur ai kryesonte me qeverinë e Danimarkës, duke u bërë kështu i pari kryeministër që ka marrë këtë post. Gjatë qëndrimit të tij, Rasmussen mbikëqyri operacione të njëkohshme në tre kontinente.
 
Gjatë 2014-ës, NATO u përball me agresionin rus në Ukrainë, si dhe rritjen e paqëndrueshmërisë në Lindjen e Mesme.
 
Në samitin e fundit që u mbajt në Uells, udhëheqësit e NATO-s miratuan një plan gatishmërie në përgjigje të kërcënimeve në botë.
 
FARIJE DAUTI-BAKIU