Maqedoni

Xhaferi: Mirënjohje për përkrahjen e personave me pengesa

27.12.2019 15:00

Përfshirje dhe angazhim më i madh i personave me aftësi të kufizuara në ndërtimin e politikave....

Përfshirje dhe angazhim më i madh i personave me aftësi të kufizuara në ndërtimin e politikave, sidomos në ato që kanë të bëjnë me problemet e tyre dhe sjelljen e masave afirmative për përfshirje të përshpejtuar, janë disa nga kërkesat e kësaj kategorie të qytetarëve që i përmban edhe “Deklarata për të drejtën e pjesëmarrjes aktive në krijimin e politikave të qytetarëve me pengesa”.
 
Në solemnitetin e organizuar nga grupi ndërpartiak parlamentar për të drejtat e personave me nevoja të veçanta dhe “Polio Plus” për miratimin e kësaj deklarate, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, theksoi se deklarata është rezultat i përkushtimit të përbashkët të të gjithë deputetëve dhe sektorit joqeveritar.
 
“Dihet që të drejtat qytetare dhe ato politike të personave me nevoja të veçanta nuk janë në nivelin e duhur, ata nuk janë të përfshirë në procesin e ligjvënies dhe jetës publike, me çka u pamundëson atyre gëzim të plotë të këtyre të drejtave. Momentalisht janë në shënjestër dhe kjo i shpie në rrugën e ndryshimit të gjendjes aktuale.”,- tha kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
 
“Partitë politike në procesin e demokratizimit të brendshëm duhet patjetër të gjejnë ndonjë mënyrë se si t’i përfshijnë këto persona në radhët e tyre, për shkak se nuk figurojnë fare në listat për deputetë, këshilltarë, kryetarë komunash, e të mos flasim për pjesëmarrjen e tyre në ekzekutiv.”,- tha zëvendëskryesuesja e GPNP-së, Jagoda Shahpaska.
 
“Me deklaratën për të drejtën e pjesëmarrjes në politikë të qytetarëve me nevoja të veçanta, mundësojmë pjesëmarrje dhe përfshirje më të madhe të këtyre personave në rrethin më të gjerë dhe në sjelljen e vendimeve që ndikojnë mbi ata, duke i inkuadruar që të jenë më aktivë në jetën e tyre.”,- tha zëvendëskryesuesi i GPNP-së, Trajçe Dimkov.
 
Me këtë rast iu nda mirënjohje kryeparlamentarit, Talat Xhaferi, dhe grupit ndërpartiak parlamentar për përkrahjen e personave me nevoja të veçanta. 
 
REJHANE BUSHI METAJ