Maqedoni

Rasti “Tarifa”, nga tre vjet burg për ish udhëheqësit e ELEM-it

27.12.2019 15:23

Nga tre vite burg u ndanë për të akuzuarit në rastin “Tarifa”, ish-drejtorin e përgjithshëm të ELEM-it...

Nga tre vite burg u ndanë për të akuzuarit në rastin “Tarifa”, ish-drejtorin e përgjithshëm të ELEM-it, Dejan Boshkovski, dhe udhëheqësit e sektorëve, Nenad Gjorgovski dhe Metodi Stojmenovski. Ata u dënuan për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve gjatë blerjes së sistemeve softuerike për kompaninë ELEM, të cilës i kanë shkaktuar dëm prej nëntë milionë denarësh.
 
Gjykata njëherit e obligon të dënuarin, Nenad Gjorgovski, për dëmshpërblim prej 20.000 eurosh, ndërsa Metodij Stojmenovski 30.000 euro, derisa për dëmin e paralajmëruar prej 150.000 eurosh SH. A. ELEM orientohet t’i kërkojë ato në procedurë gjyqësore. Gjykata i liroi Stomjenovskin dhe Gjorgevskin për pikën një të aktakuzës për keqpërdorimin e detyrës zyrtare me blerjen e kundërligjshme të sistemit softuerik për nevojat e SH. A. ELEM me të cilën, siç qëndronte në aktakuzë, i kanë shkaktuar dëm pronësor kompanisë prej 450.000 mijë euro.
 
Gjykata sqaroi se të tre dënohen me burg, duke i shpallur fajtorë për shumë veprime kumulative prej shumë pikave të aktakuzës. Procesin gjyqësor e ka drejtuar Sofçe Gavrilova Efremova, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Trajçe Pelivanov. Të gjithë të akuzuarit në fillim të gjykimit u prononcuan se nuk ndjehen fajtorë. Rastin e pati ngritur ish Prokuroria Speciale Publike në vitin 2018, që pastaj të kalojë në kompetencë të Prokurorisë Publike. 
 
FARIJE DAUTI BAKIJU