Maqedoni

Jovevski: Ligji i ri i Prokurorisë, nevojë imediate

27.12.2019 15:54

Kryeprokurori publik, Ljubomir Jovevski, thekson nevojën imediate për miratimin e Ligjit të ri për Prokurorinë Publike....

Këtë Jovevski e theksoi në takim me prokurorët dhe gazetarët në fjalimin e tij për fundvit. Ai thotë se nevojitet zgjidhje më e mirë ligjore, që do të përpilohet në bazë të nevojave të vërteta të prokurorëve për ndëshkimin e kriminalitetit dhe çdo improvizim tjetër nga politika, sipas tij, pa dyshim se do të ishte zgjidhje e gabuar. 
 
“Ajo që është më së e nevojshme jo vetëm për Brukselin, është miratimi i ligjit të ri për Prokurorinë Publike, ligj i cili do të jetë cilësor dhe përmbajtjesor, e jo ligj i cili do të jetë rezultat i marrëveshjeve ditore të politikës. Në këtë rast është më mirë që të mos miratohet fare një ligj i tillë se sa i njëjti të miratohet dhe të duhet të punojmë me atë. Deri në këto momente dua t’ju bindi se punojmë në mënyrë profesionale dhe pa pasur fare presione nga jashtë, nuk i lemë lëndët anash dhe nuk i lejojmë vetës përshpejtime ose akuza të pa baza.”,- tha kryeprokurori i RVM-së,  Ljubomir Jovevski.
 
Jovevski: Sfida më e madhe këtë vit ishin lëndët e PSP-së
 
Jovevski vlerësoi se sfida më e madhe e PTHP-së për vitin që po e lëmë pas ishte pranimi i lëndëve të PSP-së. Thotë se Prokuroria e Përgjithshme ka kapacitet të procesuojë deri në fund të gjitha lëndët e ndërmarra nga PSP. Ai njëherit pranon se për çdo ditë ballafaqohen me probleme të shumta dhe se kanë dobësi, por inkurajon prokurorët të vazhdojnë me angazhimin e tyre sa më profesional dhe të pavarur gjatë vitit të ardhshëm. 
 
“Keni mbështetjen time profesionale që të mos i nënshtroheni presioneve që mund t’јu paraqiten në të ardhmen, keni mbështetjen time të punoni në bazë të kompetencave ligjore që keni pa ndërhyrë dikush nga jashtë, sepse vetëm në këtë mënyrë, duke respektuar sigurinë ligjore dhe sundimin e së drejtës, Prokuroria Publike do të arrijë qëllimin e efikasitetit më të madh të drejtësisë penale.”,- u shpreh kryeprokurori i RVM-së, Ljubomir Jovevski.
 
Nuk ka dyshime, thekson Jovevski, se me procesuimin e disa lëndëve për krim dhe korrupsion të ngritura gjatë këtij viti u treguam politikanëve se askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe secili që ka shkelur ligjin do të sillet para organeve të drejtësisë. 
 
REXHEP QAMILI