Maqedoni
Çmime nga Qyteti i Shkupit për zjarrfikësin, policin e dhuruesin e gjakut
27.12.2019 16:26
Për të ngjallur dhe motivuar shpirtin human te qytetarët, edhe gjatë këtij viti Qyteti i Shkupit ndau çmimet për zjarrfikësin...

Për të ngjallur dhe motivuar shpirtin human te qytetarët, edhe gjatë këtij viti Qyteti i Shkupit ndau çmimet për zjarrfikësin, policin dhe gjakdhuruesin më të mirë.
Çmimin e “zjarrfikësit më të mirë” e fitoi Zoran Rajçin nga Brigada Zjarrfikëse e Shkupit, “polic më i mirë” u zgjodh Dushko Kekenovski nga stacioni policor në Qendër, kurse me 218 dhurime të gjakut, si “gjakdhurues i vitit” u shpall Hajriz Hasani.
“Kjo është rezultat i punës shumëvjeçare në Brigadën Zjarrfikëse, por megjithatë nuk do të mundesha të përmend ndonjë intervenim më special. Ato janë të shumtë, intervenime ku ka pasur edhe viktima në njerëz.”,- tha zjarrfikësi, Zoran Rajçin.
“Ky çmim për mua është nder dhe motiv dhe do të shfrytëzoja këtë moment për të falënderuar kolegët e mi në stacionin policor Qendër dhe gjithë të tjerët.”,- theksoi “polic më i mirë”, Dushko Kekenovski.
“Do të flas në emër të z. Hajriz. Ai me 218 dhurime të gjakut është një nga vullnetarët tanë më të vjetër, i cili na bën krenarë dhe do të vazhdoj pas hapave të tij. Mëkat që ai më nuk mund të dhurojë gjak, por besoj që ne si gjeneratë e re të vazhdojmë.”,- u shpreh një përfaqësues i Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit.
Humanizmi dhe veprat e mira janë shpëtimtare për njerëzimin, tha numri një i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Ai shpreson se kjo traditë e shpalljes së më të mirëve do të inkurajojë të tjerët.
“Jam i bindur se këto çmime ngjallin një motiv shtesë te secili person të mos e kursejë humanizmin e tij dhe të shfrytëzojë çdo moment për të treguar vepra të mira në lagjen apo vendbanimin ku jeton.”,- u shpreh kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
Kjo praktikë, sipas Shilegovit, do të vazhdojë edhe gjatë viteve në vijim.
ERSAN PAJAZITI
