Maqedoni

Ahmeti: Kodi Zgjedhor nuk ndryshohet para zgjedhjeve. Takimi i liderëve, Ahmeti: Do të flasim për ministrin e brendshëm

27.12.2019 18:26

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, mbajti takimin tradicional të fundvitit me gazetarët...

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, mbajti takimin tradicional të fundvitit me gazetarët, me të cilët ka diskutuar rreth gjendjes në media, anëtarësimin në NATO dhe emërimin e ambasadorëve, por edhe për Kodin Zgjedhor dhe zgjedhjet e parakohshme. Sa u përket dy çështjeve të fundit, Ahmeti thotë se nuk mund të ndryshohen në prag të zgjedhjeve.
 
Sa i përket pritjeve të Ahmetit për takimin liderëve, ai pret që të diskutohet për qeverinë teknike dhe konkretisht për ministrin e Punëve të Brendshme, i cili do të propozohet nga VMRO-DPMNE, por duhet të dakordohen edhe partitë tjera.
 
Ahmeti vitin që e lëmë pas e cilësoi si vit tejet të vështirë për politikën, por që nuk kanë munguar edhe sukseset, duke përmendur kështu Ligjin e Gjuhëve, por edhe anëtarësimin e vendit në NATO, ndërsa mosmarrjen e datës për çelje të negociatave me BE-në, Ahmeti e cilësoi si zhgënjim që ndodhi jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në vetë bashkësinë evropiane.
 
VISAR SADIKI