Maqedoni

Strategjia e Komisionit Anti-korrupsion: Partitë të mos reklamohen me para publike. Bazuar në kritere vijon kontrolli pronësor

27.12.2019 19:48

Komisioni Anti-korrupsion nëpërmjet Strategjisë së krijuar kërkon që të shfuqizohet financimi i fushatave zgjedhore..

Komisioni Anti-korrupsion nëpërmjet Strategjisë së krijuar kërkon që të shfuqizohet financimi i fushatave zgjedhore të partive politike nëpër media me para publike.
 
Anti-korrupsionerët reklamimin e tillë e konsiderojnë si faktor të rrezikshëm për korrupsion. Mbikëqyrja e mediave, bujqësisë, sportit, ekologjisë për herë të parë u bënë pjesë e strategjisë së Anti-korrupsionit.
 
“Deri më tani nga buxheti financohen reklamat për zgjedhje të partive politike dhe një nga masat që ne propozojmë është që ato para të ndërpriten, mos t’u jepen partive. Kjo do të shkojë vështirë por ky është vetëm fillimi.”,- theksoi anëtari i Anti-korrupsionit, Goran Tërpenovski.
 
Në fokus të Anti-korrupsionit mbetet gjyqësia. Komisioni nuk mund të bëjë veting, por do të kontrollojë gjendjen pronësore të gjykatësve duke përfshirë nga 100 deri në 150 gjykatës.
 
“Do të bëjmë përzgjedhjen në bazë të të dhënave të Këshillit Gjyqësor Republikan, në bazë të denoncimeve që kemi këtu. Do të theksojmë kriteret dhe do ta themi se në bazë të këtyre kritereve përzgjedhim këta gjykatës.”,- theksoi kryetarja e Anti-korrupsionit, Biljana Ivanovska.
 
“Nëse ne kemi shembull të një metodologjie se kë do të duhet të kontrollojmë, këtë e bëjmë në vazhdimësi dhe tani duhet në mënyrë shtesë dhe ka dyshime për rritje të pronës dhe këtë në korniza të kompetencave do ta bëjmë.”,- u shpreh anëtarja i Anti-korrupsionit, Nuri Bajrami.
 
Qytetarët do të kenë mundësinë që në ueb faqen e Komisionit të paraqesin rastet e nepotizmit.
 
Nga Anti-korrupsioni thonë që për t’u zbardhur rasti i punësimit të vajzës së një anëtari të Anti-korrupsionit në një institucion ndërkombëtar do të formohet lëndë dhe do të informohet opinioni.
 
MERAL ISMAILI