Ekonomi

Fondi për Inovacione: 314 kompani vendore kanë përfituar fonde

27.12.2019 20:13

314 kompani vendore nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik kanë marrë fonde për realizimin e projekteve të paraqitura...

Për vitin 2019 numri i aplikantëve është 487 që është trefishi nga thirrja e parë në vitin 2015. Kryetari i FIZHT-it, Jovan Despotovski, thotë se politika dhe angazhimi ynë është të vazhdojmë të mbështesim ekonominë.
 
“Sot po flasim për vëllimin e përgjithshëm të investimeve në sektorin privat në Maqedoni. Nga 57 milion euro, mbështetje për 314 kompani. Ne kemi nxitur kompanitë që të investojnë vetë nga këto 57 milion euro, 34 milion euro të siguruara nga qeveria me partnerin tonë nga Banka Botërore dhe më e rëndësishmja është 22 milion eurot të siguruara nga vetë kompanitë.”,- tha kryetari i FIZHT-it, Jovan Despotovski.
 
Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike bën thirrje nxitëse që të rinjtë të rinjtë në vend për të investuar në produktet e tyre.
 
“Ky është një impuls i fortë që ju të rinjtë në vend t’i dërgoni një mesazh shtetit dhe mesazhi kryesor është: qëndroni në vendin tuaj, mos prisni të jetë vonë, krijoni kompaninë tuaj, bëni produktin tuaj dhe shiteni në të gjithë botën, sepse ne jemi vend i vogël, vendi ynë është një treg i vogël, bota është tregu juaj! Shisni ato nëpër botë, do të keni sukses!”,- u shpreh zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.
 
Gjatë prezantimit, kompanitë që morën mbështetje nga FIZHT dhuruan fonde për të mbështetur Shoqatën e Fëmijëve me Sëmundje të rrallë.
 
SEDAT SELIMI