Maqedoni
LSDM vendosi, Oliver Spasovski kryeministër teknik
27.12.2019 22:01
Këshilli Qëndror i LSDM-së, njëzëri, konfirmoi propozimin e kryetarit të partisë, Zoran Zaev...

Këshilli Qëndror i LSDM-së, njëzëri, konfirmoi propozimin e kryetarit të partisë, Zoran Zaev, që ministri aktual i Punëve të Brendëshme, Oliver Spasovski të jetë kryetar i Qeverisë kalimtare, që nga 3 janari e deri në formimin e qeverisë së re politike, pas zgjedhjeve të 12 prillit.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, e cila konformë Ligjit për qeveri duhet t’ia lëshojë këtë post opozitës, do të vijë në vend të zëv/ministrit për çështje ekonomike, Koço Angjushev. Si zëvendës ministra shtesë me të drejtë vetoje, në këto dy resorë do të vijnë shefat e kabineteve përkatëse, Sllavjanka Petrovska dhe Sanella Shkrijelj.
“Për kryetar të Qeverisë kalimtare është zgjedhur Oliver Spasovski, ministry actual për Punë të Brendëshme, I cili njëkohësisht është edhe nënkryetar I LSDM-së. për nënkryetar të qeverisë për çështje ekonomike u zgjodh Milla Carovska, ministër actual për punë dhe politikë sociale,e cila poashtu është nënkryetar i LSDM-së. Për zëv/ministër shtesë në MPB u zgjodh Sllavjanka Petrovska, shef i kabinetit të Oliver Spasovskit, një profesioniste; ndërkaq për zëv/ministër shtesë në Ministrinë për Punë dhe Politkë sociale u zgjodh Sanella, shef i kabinetit të ministres Carovska”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.
Pas zhbllokimit të ligjeve në Kuvend, Zaev hodhi poshtë mundësinë për pezullimin e zgjedhjeve. Dorëheqja është gati, dhe pret kohën e duhur, përkatësisht 3 janarin, për t’u nënshkruar, tha Zaev.
Kryesia politike e LSDM-së ka shqyrtuar edhe marrëdhëniet me partnerin e koalicionit qeverisës, BDI, dhe ka marrë vendim që bashkëqeverisja të vazhdojë. Mirëpo, LSDM nuk heq dorë nga idea për një njësi zgjedhore, përfaqësim të barabartë gjinor dhe lista të hapura dhe ndryshimin e Kodit Zgjedhor për këtë qëllim. Zaev konsideron se këto ndryshime mund të ndodhin deri në vetëshpërndarjen e Kuvendit, prandaj do t’i vazhdojë negociatat me kreun e VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
Qeveria kalimtare dhe zgjedhjet do të diskutohen në takimin e liderëve gjatë ditës së shtrunë, ku pritet edhe kreu i VMRO DPMNE-së të ofrojë zgjidhjet e tij kadrovike, pasi organet partiake e kanë autorizuar kryetarin Hristian Mickovski të vendosë.
“Në komitetin qëndror dhe ekzekutiv ne e kemi autorizuar kryetarin Hristian Mickovski të bisedojë dhe vendosë për zgjidhjet kadrovike.” theksoi Vlladimir Nelloski nga VMRO-DPMNE.
Sipas Ligjit për Qeveri, përveç ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Punës dhe Politikës Sociale, opozita propozon edhe zëvendësministra plotësues në Financa, Bujqësi dhe Shoqëri Informatike.
SHPETIM NUREDINI
